Ferra & Co
Lider në prodhimin dhe tregëtimin e produkteve të shportës nën markën KING.
― 1993 29 Vite Lider Në Industrinë Ushqimore
Misioni dhe Vizioni
Ferra & CO e nisi aktivitetin e saj në vitin 1993. Ajo është aktive në industrinë ushqimore duke sjellë për çdo familje një gamë të gjerë produktesh ushqimore bazë me çmime konkurruese në treg. Ndërtimi është një tjetër fushë ku jemi mjaft aktivë. Në fillimet e saj, në vitin 2016, Ferra Construction është angazhuar në projekte të infrastrukturës rrugore. Tashmë jemi të fokusuar në zhvillimin e pronave dhe në investime për ndërtimin e godinave të banimit, por jo vetëm.
Për paketimin e sheqerit janë të vendosura në përdorim tri makineri të teknologjisë bashkëkohore europiane. Makineritë e pajisura me sisteme filtrimi garantojnë higjienën maksimale të produktit para paketimit. Valvulat e vakumit pastrojnë pluhurat dhe çdo mbetje tjetër të mundshme nga produkti. Po ashtu, falë sistemeve të filtrimit, ndotja e ambientit është 0. Kapaciteti i paketimit është 75 pako sheqer/1 kg në minutë, 4500 pako në orë, duke arritur një prodhim ditor prej 36,000 kg.
Në fabrikën e Ferra & CO paketohen 65 pako për minutë, 3, 900 pako në orë duke arritur kapacitetin ditor prej 31, 200 pakosh.
Orizi paketohet në gjysëm vakum, çka rrit jetëgjatësinë e produktit.
Mielli është një produkt delikat, që duhet ruajtur në higjienë maksimale si gjatë transportit, ashtu edhe gjatë paketimit.
Teknologjia që përdorim në Ferra & CO për paketimin e miellit siguron higjienën maksimale të produktit.
Në fabrikën e Ferra & CO paketohen 65 pako për minutë, 3, 900 pako në orë duke arritur kapacitetin ditor prej 31, 200 pakosh.
Orizi paketohet në gjysëm vakum, çka rrit jetëgjatësinë e produktit.
Paketimi kryhet përmes teknologjisë gjermane dhe ka një kapacitet 62 metra në minutë, duke bërë që të prodhohen 350 pako në minutë.
Vaji ambalazhohet në formatet 0.5 Litra deri në 3L. Pipetat para fryrjes kalojnë në furrë me temperaturë 110 gradë Celcius, çka siguron sterilizimin e tyre.
Më pas kalohet në procesin e fryrjes, ku aplikohet një presion 30 bar. Pasi shishet janë fryrë kalohet në procesin e mbushjes.
Kjo makineri është e pajisur me sistem injektimi të azotit të lëngshëm që largon oksigjenin nga shishja dhe shmang oksidimin e vajit.
Ferra&Co punon me përgjegjësi sociale dhe kontribuon vazhdimisht për rritjen e mirëqenies së komunitetit përmes investimeve të vazhdueshme.
Isuf Ferra
Ceo
―Ferra&Co SINONIM I CILËSISË QË PREJ VITIT 1993
Kompania Ferra & CO u krijua ne vitin 1993 si një biznes familjar nga Isuf Ferra. Dedikimi dhe pasioni për punën e zhvilluan kompaninë duke e kthyer në një biznes të madh, lider në Shqiperi.
Ferra&Co është kompania e parë private shqiptare e importit dhe distribucionit të sheqerit në Shqipëri. Ajo solli për konsumatorin shqiptar sheqerin e paketuar nën brandin Ferra&Co në vitin 1994, që tashmë tregtohet nën markën KING.
Vizioni për të rritur kompaninë vijoi më tej kur Ferra&Co u bë importuesi i orizit nga kompanitë më të mira ndërkombëtare, duke garantuar cilësinë për konsumatorin. Gama e produkteve është zgjeruar më tej me miellin, fasulen, thjerrëzat, pastat etj.
Përgjatë viteve Ferra&Co ka zgjeruar aktivitetin e vet edhe në fushën e ndërtimit. Krijuar në vitin 2017 Ferra Construction zhvillon aktivitetin në ndërtimin e zonave rezidenciale dhe industriale