Tortë Karrote
Karrota është kryefjala e ditës së sotme, pasi kjo ditë i pëkushtohet kësaj perimeje të mbushur plot me vlera ushqyese. E kemi dëgjuar shpesh nga gjyshet apo mami që të hamë sa më shumë karrota pasi ato na bëjnë mirë për sytë. Dhe ky nuk është mit, por fakt. Karrota është e pasur me beta karoten, një pigment i cili porsa hyn në trupin e njeriut, shndërrohet në vitaminë A, e cila është me rëndësi jetësore për shëndetin e syve. Ngrënia e një karrote në ditë, na jep 200% të sasisë ditore të vitaminës A që njeriu rekomandohet të konsumojë.
Prandaj, sot po sjellim këtë recetë tepër të shijshme, e cila bën për vete edhe më skeptikët e karrotës.
Përbërësit për kekun:
- 260 gr arra pekan të copëtuara (1 filxhan për tortë, 1 filxhan për zbukurim. Arrat janë opsionale.)*
- 300 g sheqer KING kaf
- 100 g sheqer KING
- 240 ml vaj luledielli KING
- 4 vezë të mëdha
- 133 g salcë molle pa sheqer
- 1 lugë çaji ekstrakt i pastër vanilje
- 312 g miell KING
- 2 lugë çaji pluhur pjekjeje
- 1 lugë çaji sodë buke
- 1/2 lugë çaji kripë
- 1 dhe 1/2 lugë çaji kanellë
- 1 lugë çaji xhenxhefil të bluar
- 1/4 lugë çaji arrëmyshk i bluar
- 1/4 lugë çaji karafil të bluar
- 260 g karrota të grira (rreth 4 të mëdha)
Përbërësit për kremin (opsional)
- 450 g krem djathi me yndyrë të plotë, i zbutur në temperaturën e dhomës
- 115 g gjalpë pa kripë, i zbutur në temperaturën e dhomës
- 480 g sheqer pluhur
- 1 dhe 1/2 lugë çaji ekstrakt të pastër vanilje
- pak kripë, për shije
Udhëzime:
Përgatitja e tortës:
Ngroh furrën në 149°C.
Në një fletë pergamene të shtruar në tepsi, përhap arrat pekan e grira dhe piqi për 7-8 minuta.
Hiqi nga furra dhe lëri të ftohen për 10-15 minuta.
Grado furrën në 177°C. Lyej me yndyrë dy ose tre tepsi për ëmbëlsira me diameter 25 cm dhe , shtroji me letër pergamene dhe lyeje edhe ate me yndyrë.
Rrih sheqerin King kaf, sheqerin King të bardhë, vajin e lulediellit King, vezët, salcën e mollës dhe vaniljen së bashku në një tas të madh derisa të bashkohen dhe të mos mbeten kokrra sheqeri kaf.
Në një enë tjetër të madhe, përziej miellin King, pluhurin për pjekje, sodën, kripën, kanellën, xhenxhefilin, arrëmyshkun dhe karafilin.
Hidh përbërësit e njomë në përbërësit e thatë dhe, duke përdorur një shpatull gome ose lugë druri, përzieji përbërësit së bashku derisa të kombinohen.
Hidh në përzierje karrotat e grira dhe 1 filxhan arra pekan të thekura. (Pjesa e mbetur e arrave janë për zbukurim.)
Ndaje brumin në mënyrë të barabartë në tepsi. Nëse përdor tre tepsi për ëmbëlsira, piqi për 20-24 minuta. Nëse përdor dy tepsi për ëmbëlsira, piqi për 30-35 minuta.
Provo qendrën me një kruese dhëmbësh. Nëse del e pastër, ëmbëlsirat janë gati. Nëse jo, lëri të piqen derisa kruesja e dhëmbëve të dalë e pastër.
Lëri ëmbëlsirat të ftohen plotësisht në tavat e vendosura në një raft teli. Tortat duhet të jenë plotësisht të ftohta përpara se të mbulohen me krem.
Përgatja e kremit:
Në një tas të madh duke përdorur një mikser dore ose rrahëse vezësh, rrihni kremin e djathit dhe gjalpin së bashku me shpejtësi mesatare-të lartë derisa të jenë të lëmuara, rreth 2 minuta.
Shto sheqerin pluhur, ekstraktin e vaniljes dhe pak kripë. Rrih me shpejtësi të ulët për 30 sekonda, më pas rrite në shpejtësi të lartë dhe rrih për 3 minuta derisa masa të kombinohet plotësisht dhe të bëhet kremoze. Shto më shumë sheqer pluhur nëse kremi është shumë i hollë; shto pak qumësht nëse kremi është shumë i trashë, ose një majë luge kripë nëse kremi është shumë i ëmbël. Kremi duhet të jetë i butë, por jo i lëngshëm.