10 Gatimet Tradicionale të Pashkëve Rreth Botës
Pashkët janë një nga kremtimet më të përhapura në të gjithë botën duke shënuar kështu një nga festat më të rëndësishme të botës së krishtere. Si e tillë, kulmi i kësaj feste, e Diela e Pashkës shoqërohet me gatime të shumta, të denja për një festim të tillë. Shtete dhe kombësi të ndryshme rreth botës kanë tradita të ndryshme përsa i përket festimeve të Pashkës, tradita të cilat pasqyrohen edhe në kulinari. Ja disa gatime tradicionale për Pashkë rreth botës.
1. Buka e Pashkëve
Mund të gjeni një version të kësaj buke të ëmbël tradicionale në shumë kultura. Është e ngjashme me bukën challah, traditë e kulturës hebreje, me një shije të butë dhe të pasur, por ndryshimi është se vezët e plota shumëngjyrëshe piqen pikërisht në bukën e gërshetuar!
2. Babka
Buka polake e ëmbël, me shije gjalpi dhe me maja ze vendin e tortës në shportën swięcone të shumë polakëve, një shportë ushqimore që çohet në kishë për t’u bekuar të Shtunën e Pashkëve. Kjo recetë ka gërshetime të çokollatës që shtrihen në të gjithë gjithë gjatësinë e saj, duke krijuar shtresa keku të këndshme dhe të parezistueshme.
3. Hot Cross Buns
Këto simite të ëmbla me erëza kanë qenë një traditë e Pashkëve në Angli për shekuj. Zakonisht hahen të Premten e Madhe për të nënkuptuar fundin e Kreshmës.
4. Byreku Italian i Pashkes ose Pica Rustike
Për të shënuar thyerjen e Kreshmës, ky byrek klasik i shijshëm bëhet me shumë lloje të ndryshme mishi (pepperoni, sallam, salsice, proshutë) etj. Në thelb është pica e një dashamirësi të mishit në formë byreku.
5. Kolendrat Greke
Kush nuk i ka provuar kolendrat? Ato janë tradite ortodokse edhe në vendin tonë. Kjo biskotë tradicionale greke me gjalpë është e ëmbël, krokante dhe akoma më e mirë kur shërbehet me një filxhan kafe greke. Shpesh do t’i gjeni të formuara në gërsheta, shkronja greke ose forma unazash.
6. Supa Italiane e “dasmes”
Edhe pse kjo pjatë tradicionale italiane quhet “supë e dasmës”, mos lejoni që emri t’ju gënjejë. Suxhuku i ëmbël italian dhe zarzavate të buta janë shtylla kurrizore e këtij vakti të zakonshëm festash.
7. Pascualina
Pascua është italisht për Pashkë, dhe Pascualina do të thotë “Torta e Pashkëve”. Ky byrek i shijshëm me spinaq dhe rikota ka origjinë italiane, por u bë një traditë e importuar e Pashkëve në Argjentinë. Vezët e shumta të përdorura për ta bërë atë simbolizojnë ringjalljen e Krishtit.
8. Jollof
Mund ta kesh hasur Jollof-in në ndonjë restorant ku shërbejne kuzhinë afrikane. Orizi është qëndra e këtij gatimi, i cili gatuhet në një salcë të shijshme perimesh dhe paste domate dhe është veçanërisht i popullarizuar në vende si Gana, Senegali dhe Nigeria gjatë Pashkëve.
9. Chile Relleno (spec i mbushur)
Këtë gatim mund ta gjeni nëpër tavolina në të gjithë Meksikën të dielën e Pashkëve. Pjata është bërë nga speca poblano të pjekur të mbushur me shije djathi, të zhytur në brumë vezësh dhe të skuqur deri në sa arrijnë një ngjyrë kafe të artë.
10. Paeja me fruta deti
Shumë pjata filipinase kanë ndikim nga kuzhinat tradicionale të vendeve të tjera, duke përfshirë edhe paella. E gatuar ngadalë dhe me shije, paella spanjolle gjendet në shumë tavolina të Pashkëve në Filipine. Ja receta.