Ja çfarë thotë shkenca rreth lidhjes së ushqimit dhe depresionin.

Burimi: Harvard Health Publishing
Nëse të ka ndodhur të gjesh veten përpara televizorit pas një dite të keqe, duke ngrënë në mënyrë të pa vetëdijshme akullore apo cdo uhqim tjetër që ty të bën të ndihesh mirë, atëherë je në dijeni se humori dhe ushqimi ndonjëherë janë të lidhura.

Por ndërsa ngrënia për shkak të stresit është një fenomen i njohur dhe i vërtetuar, marrëdhënia midis ushqimit dhe çrregullimeve aktuale të humorit, si depresioni, është më pak e qartë. Ose, për ta thënë ndryshe: a mund të ndikojnë gjërat që hani në rrezikun tuaj për depresion – dhe a mund të përmirësojnë potencialisht shëndetin tuaj mendor ndryshimet në dietë apo regjim?

“Hulumtimi në lidhje me faktorët dietikë dhe depresionin është ende i papërfunduar,” thotë Patricia Chocano-Bedoya, një shkencëtare vizitore në Departamentin e Nutricionit në Harvard T.H. Chan Shkolla e Shëndetit Publik. Por ka pasur të dhëna se ushqimi mund të luajë një rol në depresion.

Shkencëtarët kërkojnë përgjigje.

Hulumtimi duke përdorur të dhëna nga studime të mëdha vëzhguese – si Studimi i Shëndetit të Infermierëve dhe Iniciativa për Shëndetin e Grave, e cila përfshinte gra të moshës së mesme deri në të moshuara dhe kryesisht në postmenopauzë – ka zbuluar lidhje mes tyre. Kjo përfshin gjithashtu një studim të vitit 2005 në Gazetën Ndërkombëtare të Obezitetit, i cili gjeti lidhje midis obezitetit dhe depresionit dhe faktorëve dietik. Gjithashtu, një studim i vitit 2011 në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se gratë që hanin më shumë ushqime të pasura me vitaminë D kishin një rrezik më të ulët të depresionit sesa gratë që merrnin më pak vitaminë D në dietat e tyre.

Por të lidhësh shëndetin mendor, duke përfshirë edhe depresionin me regjimin apo dietën ushqimore ështe një kapitull krejt tjetër. Nuk është ende e mundur të identifikohet një faktor i vetëm ushqyes që rrit ose ul rrezikun e depresionit, thotë Chocano-Bedoya, një epidemiologe e lartë në Universitetin e Zyrihut.

“Ka prova të kufizuara që tregojnë ose sugjerojnë një lidhje mes depresionit dhe zakoneve të të ushqyerit që shpesh i identifikojmë me një dietë të pashëndetshme,” thotë ajo.

Një studim i vitit 2014 në revistën Brain, Behavior, and Immunity që përdori të dhëna nga studimi i Shëndetit të Infermierëve gjeti një lidhje midis depresionit dhe një diete të pasur me pije joalkoolike të ëmbëlsuara me sheqer, ose sic i quajme ndryshe pijet freskuese, drithërat e përpunuara si cereals  dhe mish të kuq, thotë Chocano-Bedoya.

Në mënyrë të ngjashme, një meta-analizë e vitit 2018 e botuar në Gazetën Evropiane të Ushqimit sugjeroi se konsumi i lartë i mishit mund të shoqërohet me rrezikun e zhvillimit të depresionit. Megjithatë, në këtë pikë, ka kaq shumë faktorë të ndryshëm që lidhen me depresionin, saqë nuk është e mundur të zbulohet saktësisht se sa një ushqim specifik ose model diete ndikon në rrezik, thotë ajo.

“Faktorët e modifikueshëm të stilit të jetesës si zgjedhjet dietike, pirja e duhanit dhe aktiviteti fizik mund të ndikojnë potencialisht në rrezikun e depresionit, por nuk veprojnë në mënyrë të pavarur”, thotë Chocano-Bedoya. Depresioni, si shumë semundje të tjera kronike, ka të ngjarë të jetë rezultat i një ndërveprimi kompleks midis gjenetikës dhe mjedisit. “Ndërsa ne mund të studiojmë se cilët faktorë rreziku të modifikueshëm mund të lidhen me depresionin, ne nuk mund të vlerësojmë se sa përqindje e depresionit lidhet me një faktor specifik, pasi ato janë kryesisht të ndërlidhura”, thotë ajo.

Thënë kështu, ka ende një arsye të mirë për t’u përqëndruar në dietën apo regjimin tuaj me shpresën për të mbrojtur shëndetin  mendor. “Ekzistojnë prova të qëndrueshme se modeli apo regjimi mesdhetar i të ushqyerit shfaq një rrezik më të ulët të depresionit,” thotë Chocano-Bedoya.

Një dietë mesdhetare është e pasur me fruta, perime, vaj ulliri, drithëra dhe proteina pa yndyrë, si mishi i pulës dhe peshku, dhe me pak mish të kuq dhe yndyrna të pashëndetshme.

Edhe nëse kërkimet e ardhshme do të përcaktojnë se një dietë mesdhetare nuk ka një ndikim në rrezikun e depresionit, ka ende shumë arsye të tjera për të aplikuar këtë regjim ushqimor në përditshmërinë tuaj. “Për shembull, dieta mesdhetare shoqërohet gjithashtu me presion më të ulët të gjakut, funksionet e trurit dhe incidencë më të ulët të diabetit apo semundjeve kardiovaskulare”, thotë Chocano-Bedoya. “Unë do të rekomandoja një model diete të përgjithshme të shëndetshme dhe me cilësi të lartë, si një dietë e stilit mesdhetar, jo vetëm për potencialin për të reduktuar rrezikun e depresionit, por edhe për rrezikun e përgjithshëm më të ulët të kushteve të tjera kronike, të cilat në vetvete mund të rrisin rrezikun më vonë e depresionit”.

Lexo ketu artikullin origjinal.