Kompania Ferra & CO u krijua ne vitin 1993 si një biznes familjar nga Isuf Ferra. Dedikimi dhe pasioni për punën e zhvilluan kompaninë duke e kthyer në një biznes të madh, lider në Shqiperi. Ajo solli për konsumatorin shqiptar sheqerin e paketuar nën brandin Ferra&Co në vitin 1994, që tashmë tregtohet nën markën KING.
Në krye, kompania jonë i jep përparësi shëndetit të konsumatorit. Teknologjia e Ferra & CO mban certifikatat më të njohura të standardeve të sigurisë.
Ferra & Co përdor letrën për paketimin e disa prej produkteve të saj si mielli dhe sheqeri në të gjitha formatet – për përdorim familjar dhe sheqerin e kafes.
Për paketimin e sheqerit janë të vendosura në përdorim tri makineri të teknologjisë bashkëkohore europiane.
Kemi zgjedhur teknologji italiane për paketimin e orizit. Me certifikatat më të mira europiane për makineritë ushqimore, edhe kjo teknologji siguron higjienë maksimale përpara dhe gjatë paketimit.
Kjo makineri është e pajisur me sistem injektimi të azotit të lëngshëm që largon oksigjenin nga shishja dhe shmang oksidimin e vajit.