Nga Claire McCarthy, MD, Senior Faculty Editor, Harvard Health Publishing

Gjatë pandemisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë re një rrijte e numrit të fëmijëve dhe adoleshentëve që kanë përfunduar në urgjencë për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Gjithashtu është vënë re se ka pasur një rritje të dukshme të çrregullimeve të të ngrënit, veçanërisht në mesin e vajzave adoleshente. Çrregullimet e të ngrënit përfshijnë një sërë marrëdhëniesh jo të shëndetshme me ushqimin dhe shqetësimet që lidhen me peshën.

Fatkeqësisht, çrregullimet e të ngrënit janë të zakonshme. Në fakt, një në shtatë burra dhe një në pesë gra përjetojnë një çrregullim të të ngrënit në moshën 40 vjeç dhe në 95% të këtyre rasteve, çrregullimi fillon në moshën 25 vjeçare. Shumë lloje të çrregullimeve të të ngrënit mund të prekin fëmijët dhe adoleshentët:

Anoreksia nervore është një çrregullim i të ngrënit i karakterizuar nga një frikë ekstreme për të shtuar peshë. Njerëzit me anoreksi nervore shpesh e shohin veten si mbipeshë kur kanë një peshë të shëndetshme apo normale për karakteristikat e trupit të tyre, madje edhe kur janë shumë nënpeshë. Ekzistojnë dy forma të anoreksisë nervore: Forma kufizuese është kur njerëzit kufizojnë shumë atë që hanë në mënyrë që të kontrollojnë peshën e tyre. Forma e dytë është ajo në të cilën personi ha sasi të mëdha ushqimi në një kohë të shkurtër ose në një vakt. Pasi hanë në mënyrë të paktrolluar, ata përpiqen të heqin qafe kaloritë “shtesë” përmes të vjellave, laksativëve, diuretikëve ose stërvitjes së tepruar në palestër.

Bulimia nervosa përfshin ngrënien pa kufi dhe pastrimin e stomakut, por pa kufizuar se çfarë dhe sa ha një person.

Çrregullimi i ngrënies së tepërt është kur njerëzit hanë me tepricë, por nuk pastrojnë stomakun apo ose kufizojnë atë që hanë. Ky është në fakt çrregullimi më i zakonshëm i të ngrënit në Shtetet e Bashkuara.

Çrregullimi i shmangies apo kufizimit së ngrënies së ushqimit është më i zakonshëm në fëmijëri. Personi kufizon sasinë ose llojin e ushqimit që ha, por jo sepse është i shqetësuar për peshën e tij. Për shembull, tek dikush me sëmundje inflamatore të zorrëve ngrënia e ushqimit mund të shoqërohet me dhimbje dhe parehati. Kjo bën që ky person të shmangë ngrënien, për shkak të eksperiencës të pa këndëshme që ata kanë kur konsumojnë ushqim. Fëmijëve me probleme shqisore mund t’u duket thellësisht e pakëndshme era, tekstura ose shija e disa ushqimeve, duke bërë që ata ti refuzojnë t’i hanë ato. Kjo është më shumë sesa thjesht të qëni “nazeli” për ushqime të caktuara dhe mund të çojë në kequshqyerje.

Keqkuptimet në lidhje me çrregullimet e të ngrënit

Shumica e njerëzve lidhin  çrregullimet e të ngrënit me dikë që është tepër i dobët. Por nuk është gjithnjë kështu. Ndodh që të keni një çrregullim të të ngrënit dhe të keni një peshë normale, apo edhe të jeni mbipeshë. Gjëja më e rëndësishme që shumë njerëz nuk e kuptojnë për çrregullimet e të ngrënit është se ato janë një çështje serioze e shëndetit mendor dhe mund të jenë shumë të rrezikshme. Ato mund të prekin dhe dëmtojnë shumë pjesë të trupit – madje mund të jenë vdekjeprurëse. Nga të gjitha llojet e çrregullimeve të të ngrënit, anoreksia nervore është ajo që ka më shumë gjasa të çojë në vdekje.

Nuk është për t’u habitur që çrregullimet e të ngrënit kanë pësuar rritje tek fëmijët dhe adoleshentët gjatë pandemisë, duke pasur parasysh ndërprerjen e rrjedhës normale të jetës, izolimin dhe stresin – dhe kohën e tepërt në mediat sociale. Është e rëndësishme që prindërit të shikojnë për shenja të mundshme të cilat tregojnë se fëmija ose adoleshenti i tyre mund të kenë një çrregullim të të ngrënit, duke përfshirë:

  • ndryshime në çfare, kur dhe sa hanë
  • të qenit kufizues ose të regjimuar për ushqimin e tyre
  • luhatje të pazakonta të peshës
  • shprehje pakënaqëse për trupin ose peshën e tyre
  • stërvitje shumë më tepër se zakonisht
  • shpenzon shumë kohë në banjë

Nëse mendon se fëmija juaj mund të ketë një çrregullim të të ngrënit, ki parasysh se çrregullimet e të ngrënit nuk kanë të bëjnë me të vetëdijshmen. Problemet e shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni luajnë një rol të madh; vuajtja emocionale shpesh qëndron në themel të çrregullimeve të të ngrënit. Dhe kërkimet shkencore tregojnë se kur hani shumë më shumë ose shumë më pak se norma, kjo ndikon në proceset e trurit që kontrollojnë urinë dhe marrjen e ushqimit, duke përforcuar çrregullimin e të ngrënit.

Nëse mendoni se fëmija juaj shfaq shënja të ndonjë crregullimi, këshillohet që të flisni hapur me të si dhe të bisedoni me mjekun e familjes. Nëse jeni shqetësuar pa shkak, atëherë kjo bisedë mund të hapë një dritare për të diskutuar me fëmijët tuaj rreth ushqyerjes të shëndetshme dhe imazhit të trupit. Këto biseda ndihmojnë për të parandaluar një çrregullim potencial të të ngrënit në të ardhmen. Dhe nëse shqetësimi juaj ka qënë me vënd, ateherë sa më shpejt që fëmija juaj të marrë ndihmë, aq më mirë është.

Lexo ketu artikullin origjinal.