Copyright Ferra 2024. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Akullore Ferra
Home > Recipes > Ferra Ice Cream
Ferra & Co
Përbërësit
500 ml qumësht
80 gr sheqer King
1 bustinë vanilje
250 ml pana ëmbëlsirash e ftohtë
100 ml qumësht I ftohtë
Reçel luleshtrydhe
Përgatitja
500 ml qumësht + 80 gr sheqer King + vanilje
I vendosni të ziejnë bashkë në zjarr mesatar duke i trazuar me spatul derisa qumështi të trashet e të zvogëlohet në masë, lëreni të ftohet.(kështu përftoni qumësht të kondensuar)
Rrihni panën e ëmbëlsirave derisa të bëhet kremoze, shtoni qumështin e kondensuar (të ftohur) rriheni sërish me rrahësin elektrik dhe shtoni edhe qumështin e ftohtë. Në fund shtoni 2-3 lugë recel dhe nëse dëshironi mund ti shtoni edhe pak ngjyrues.
Vendoseni masën në një enë hermetike në ngrirje dhe lëreni për rreth 4 orë derisa të ngrijë.