Aromat e ushqimeve ndjekin rrjedhën e jetës sonë… Nisur nga ajo që lë përgatitja e një brumi të freskët, kujtimi i qartë i pakos së sheqerit King mbi tryezën e pluhurosur nga mielli dhe gatimi nga duart e buta të gjyshes. Mund të vazhdojmë me herën e parë kur gatuat përsosmërisht supën tuaj të parë falë orizit King apo të flasim për faktin se tërheqja nga rradhët e produkteve Ferra në marketin më të afërt, është një kujtim fotografik i pastër.

Prej tri dekadash, Ferra & Co lidh familjet shqiptare me dashurinë për ushqimin. Së bashku kemi krijuar kujtimet dhe bazat e tryezës vendase!

Lider në tregun shqiptar për t’ju dhuruar sigurinë, cilësinë dhe përshtypjet më të përzemërta, Ferra & Co përdor teknologjinë moderne italiane&gjermane për çdo produkt. Por çfarë e bën një teknologji të prodhimit të ushqimit të sigurt për ju? 

Fillimisht, të gjitha makineritë e përdorura kanë për qëllim të ruajnë shëndetin e konsumatorit, natyralitetin e përbërësve dhe cilësinë e tyre përfundimtare.

Përmes teknologjisë italiane&gjermane, Ferra & Co provon se ofron cilësinë më të lartë, pasi sistemet e kësaj origjine kanë bërë që sektori modern i industrisë ushqimore të pësojë një përmirësim të menjëhershëm. Ruajtja maksimale të higjienës gjatë paketimit dhe transportimit është parësore për ne dhe vërtetohet nga certifikatat më të mira europiane mbi sigurinë ushqimore.

Gjithashtu sistemet e injektimit të azotit të lëngshëm bëjnë që e gjithë sasia e oksigjenit të largohet nga shishet për të shmagur plotësisht oksidimin mundshëm të vajit. Përmendim më tej kapacitetin dhe presionin e lartë të paketimeve, këto të fundit bëra prej letre, një material miqësor për mjedisin, i cili është burimi i produkteve tona natyrale.

Lehtësia më e madhe që ju mundëson Ferra & Co është mbushja e shportës së familjes, falë larmisë së produkteve në treg! Sjellim për ju llojet më të mira të orizit me origjinë nga Azia e Italia dhe pastat King me bazën te gruri i fortë, të thara ngadalë në temperatura të ulëta. Mielli dhe sheqeri King e kanë vërtetuar cilësinë e tyre duke qenë pjesë e pandarë e kuzhinës shqiptare. Për të vazhduar më pas me thjerrëzat e shijshme, apo vajin e lulediellit, Ferra & Co është krijuar për të qenë baza e tryezës shqiptare.

Pra jeta është një vijë kujtimesh, të cilën Ferra & Co sigurohet t’ua bëjë më të shëndetshme, të sigurt dhe cilësore.

Shijojmë aromën e jetës me markën King!