Gatimet Tradicionale të Fitër Bajramit rreth Botës
Gati 1.8 miliardë myslimanë në mbarë botën festojnë fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Fitër Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin mysliman. Ajo shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, kur të gjithë muslimanëve të shendetshem u kërkohet të agjerohet gjatë orëve të ditës.
Fitër Bajrami festohet ndryshe në mbarë botën dhe duke qenë se shënon fundin e një periudhe agjërimi, ushqimi luan një rol të madh në respektimin e kësaj feste. Këtu janë disa pjata të veçanta nga e gjithë bota myslimane që janë bazat në festat e Fitër Bajramit.
Biryani me Mish Qengji
Biryani është një pjatë e përzier me oriz me origjinë nga myslimanët e nënkontinentit Indian. Ai gatuhet me erëza indiane, oriz dhe një formë mishi. Versionet vegjetariane të kësaj pjate zëvendësojnë mishin me perime të tilla si patatet.
Maqluba
Maqluba (ose maqlooba, makloubeh, maqlouba – si të doni ta shkruani!) është një pjatë e famshme e Lindjes së Mesme me oriz, perime dhe mish. Gjëja unike e kësaj pjate është se si shtrohet me kujdes, gatuhet dhe më pas kthehet përmbys për të zbuluar perimet dhe mishin e shijshëm. Është shumë mirë! Mos u gënje nga pamja e saj e cila mund ta bëjë të duket të komplikuar si recete. Ajo në fakt është shumë e lehtë për t’u ekzekutuar. Recetën e saj do e sjellim në postimin e rradhës.
Kanafeh
Kanafeh është një ëmbëlsirë e njohur arabe. Është një ëmbëlsirë me djathë të njomur me shurup. Disa thonë se daton nga Perandoria Osmane, të tjerë thonë se origjina e saj është nga Turqia, Palestina, Egjipti ose Greqia. Kjo ëmbëlsirë është zgjedhja e parë për Fitër Bajramin në kulturat e Levantit. Për këtë ëmbëlsirë, peta e bërë fije të holla shtrohet me një formë djathë të bardhë, si djathi Nabulsi ose Akkawi. Shërbehet me shurup sheqeri aromatik.
Tajine
Tajine shpesh shërbehet në vendet e Afrikës së Veriut si Maroku dhe Algjeria. Është një gjelle e gatuar ngadalë e përgatitur me një lloj mishi (shpesh qengji ose viçi), me perime dhe/ose fruta si kumbulla dhe kajsi.
Aseeda
Ky është një preparat i lashtë që thuhet se ka origjinën në Spanjën Islame dhe është përhapur në të gjithë Afrikën muslimane dhe Lindjen e Mesme. Ka shumë variacione, por në thelbin e saj aseeda është një top me brumë me miell gruri të gatuar me një ndjesi të butë në gojë diku midis një qulli dhe një pete. Në Afrikën e Veriut, shpesh lyhet me mjaltë ose një shurup me bazë frutash si shurupi i hurmës. Për shumë muslimane, festa e Fitër Bajramit nuk ka kuptim pa këtë ëmbëlsirë.
Manti
Këto dumplings janë një ushqim tradicional rus i Fitër Bajramit, megjithëse mund të gjenden në të gjithë botën. Ata mendohet se e kanë origjinën në atë që ne tani e njohim si Kina dhe janë pjesë e kuzhinës afgane, armene, turke, boshnjake dhe të Azisë Qendrore. Zakonisht mbushen me mish qengji ose viçi me erëza dhe madhësia dhe forma e tyre ndryshojnë sipas rajonit.
Lokum
Llokumi është i preferuari për festa si Bajrami në Turqi. Kjo ëmbëlsirë e ngjashme me xhel është një kombinim i niseshtës, sheqerit dhe mbushjeve të tjera si hurmat, fëstëkët dhe arrat. Ka shije të mirë dhe është gjithashtu një nga ëmbëlsirat më të bukura të Bajramit pasi mund të vijë në shumë ngjyra të ndryshme.
Bolani
Bolani është një nga ato pjata që shijohen gjatë Ramazanit dhe hahet ende në Fitër Bajramin dhe në raste të tjera të veçanta gjatë gjithë vitit. E famshme në Afganistan, bolani është një pite me kore të hollë me mbushje perimesh si patate, thjerrëza ose kunguj dhe mund të shërbehet me kos. Zakonisht shërbehet si meze, megjithëse mund të hahet si pjatë kryesore.
Sheer Khurma
E përkthyer fjalë për fjalë si “qumësht me hurma”, sheer khurma njihet edhe si semai në Bangladesh. Kjo ëmbëlsirë e ëmbël me vermiçeli është një nga me te preferuarat e Bajramit në Pakistan, Indi, Bangladesh dhe Afganistan. Përgatitet me vermiçel, qumësht, sheqer, hurma dhe, në varësi të vendit, fëstëkë, bajame dhe/ose rrush të thatë. Kjo ëmbëlsirë është e domosdoshme për Fiter Bajramin në Azinë Jugore dhe gjithmonë e përfunduar me arra dhe fruta të thata.
Bakllavaja
Konflikti se ku ka lindur Bakllavaja vazhdon prej shekujsh, por shpërtheu në luftë të plotë në vitin 2006, kur grekët qipriotë vendosën ta quajnë bakllavanë të tyren.
Një sakrilegj sipas turqve! Turqia, si një anëtare aspirante e BE-së, e çoi çështjen deri në Bruksel. Përfundimisht, në vitin 2013, BE i akordoi bakllavasë turke Gaziantep “statusin e mbrojtur”, duke e çertifikuar atë si turke dhe duke shuar kështu ëndrrat e ëmbla të grekëve në mbarë botën. Bakllavaja e Gaziantepit, e përshkruar si një “ëmbëlsirë e bërë nga shtresat e petëve të mbushura me krem semoline dhe fëstëk Antep”, u bë produkti i parë turk që mori statusin e lakmuar nga shumë të tjerë.
Versioni shqiptar i Bakllavasë është mjaft i njohur, pasi ne përdorim arra në vënd të stikave. Bakllavaja është ëmbëlsira që nuk mungon në asnjë festë të rëndësishme tonën, duke përfshirë edhe Fitër Bajramin.