Je tërë ditën në lëvizje? Të ndodh shpesh që angazhimet e tua, qofshin ato akademike apo profesionale, të largojnë prej një diete të shëndetshme ushqimore? Ishte bukur, apo jo, kur gjithçka përjetohej me një ritëm të ngadaltë dhe kur në tryezë gjendej gjithnjë një pjatë e shijshme, ndoshta edhe e preferuara jote. Epo, të rritesh nuk është e lehtë. Një poet i njohur i joni, thotë se shtëpia është era e qepës së skuqur. Ka të drejtë! Mamaja me gatimet e saj, ajo është shtëpia e vërtetë. Megjithatë, ekziston një e vërtetë tjetër, ajo e nevojës për t’u ushqyer shëndetshëm…. me Ferra.

gatime mami ferra king

Kur mamaja nuk ndodhet pranë teje, qoftë edhe për një supë të ngrohtë, ty s’të duhet veçse të përveshësh mëngët, t’i jepesh kombinimeve dhe shijeve i gjithi. Është padyshim një aventurë gastronomike, e cila jetohet maksimalisht vetëm me produktet King nga Ferra. Për kundërpërgjigje mund të thuash se “e thëna dhe e bëra janë larg”. Por, ne e mbrojmë plotësisht sugjerimin tonë.

Për këtë arsye, sjellim një menu dite, tepër të lehtë dhe të thjeshtë, për të cilën gjendet mundësia dhe koha pavarësisht leksioneve të shumta, apo orareve të tejzgjatura në punë.

Mbaj shënime…

smoothie tershere ferra king

Mëngjesi:

Smoothie me tërshërë

Përbërësit:

  • 1 filxhan tërshërë Ferra
  • 1 banane të pjekur
  • 1 filxhan qumësht (mund të përdorësh qumësht të zakonshëm ose qumësht bimor)
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1/2 lugë çaji vanilje ekstrakt (opsionale për një aromë më të këndshme)
  • Kuba akulli (opsionale për një konsistencë më të ftohtë)

Përgatitja:

Vendosi të gjithë përbërësit në një blender. Miksoi mirë derisa të formohet një masë e butë. Nëse dëshiron një smoothie të ftohtë, shto kuba akulli dhe vijo përzierjen derisa të arrish rezultatin e kërkuar. Hidhe smoothie-n në një gotë të madhe dhe shijo një mëngjes jo vetëm të shëndetshëm, por edhe të shijshëm.

rizoto kerpudha perime ferra king

Dreka:

Rizoto me kërpudha dhe perime

Përbërësit:

  • 360 gramë oriz King Sant’ Andrea
  • 300 gramë kërpudha
  • 200 gramë brokoli
  • ½ gotë verë të bardhë
  • 1 qep
  • 2 karrota
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz
  • Lëng perimesh të valuar (sipas nevojës)
  • 1 lugë gjalp
  • Pak djath Parmigiano të grirë

Përgatitja:

Nise me përgatitjen e kërpudhave; pastroi dhe hiqi pjesën e bishtit, si dhe priti në feta të holla. Grij imët qepën dhe bashkë me karrotat e prera, skuqi në një tenxhere me pak vaj ulliri. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë, shto brokolit e ndara në degë të vogla. Skuqi ato për 3-4 minuta dhe më pas shto orizin King Sant’Andrea. Skuqe orizin për 3-4 minuta, shuaje me verë dhe kur të avullojë, shto lëngun e valuar me garuzhde (sipas nevojës), derisa orizi të jetë zier plotësisht. Kur të arrish në këtë pikë, përzieje atë me gjalp të prerë në kubikë, djath Parmigiano të grirë, si dhe shto majdanozin. 

sallate kuinoa ferra king

Darka:

Sallatë me Kuinoa

Përbërësit:

  • 2 gota me Kuinoa Ferra
  • 4 gota ujë
  • 1 filxhan domate qershi
  • 1/2 filxhan djathë
  • 1/2 filxhan majdanoz
  • 1 spec të kuq
  • 1 kastravec
  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 3/4 lugë çaji kripë, për shije

Përgatitja:

Hidh Kuinoan Ferra në një tenxhere me ujë; vendosi kapak dhe lëre të ziejë për 15 minuta, derisa të thithet i gjithë uji. Përzieje me një pirun dhe lëre të ftohet…Të gjithë përbërësit e tjerë priti në kubikë të vegjël (ose griji) dhe bashkoi të gjitha në një tas. Në fund, shto lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe kripën.