Kur bëhet fjalë për humusin, shumicës prej nesh na vijnë në mendje qiqrat si baza e kësaj salce mjaft të dashur dhe të shijshme. Por të themi të vërtetën, humusi mund të bëhet duke përdorur çdo bishtajore, si thjerrëzat apo fasulet Ferra. Thjerrëzat janë një shembull i përsosur: me shije toke më të theksuar se qiqrat, ato i përshtaten mirë kësaj salce.

Në mënyrë tipike, qiqrat dhe bishtajoret e tjera kërkojnë kohë të gjata gatimi dhe madje edhe njomje paraprake në sodë buke për të arritur strukturën e dëshiruar për humus. Por thjerrëzat gatuhen në konsistencën perfekte menjëherë, pa bërë akrobacira në  kuzhine, dhe duke prodhuar një humus si mëndafsh.

Pjesa tjetër e përbërësve qëndron e pa ndryshuar: shumë tahini, limon, hudhër të freskët dhe pak kumin. Për të zbukuruar pjatën, mund të vendosësh mbi të një sallatë të thjeshtë me barishte dhe fara të ndryshme. Shoqëroje me pite ose bukë të ngrohtë – darka e lehtë e përsosur ose meze e këndshme për festa.

 

Përbërësit:

  • 1 e ¼ gota thjerrëza jeshile King, të zgjedhura dhe të shpëlara
  • 1 lugë çaji plus 2 lugë çaji kripë, të ndara
  • 8 gota ujë
  • ½ filxhan plus 2 lugë çaji lëng limoni (4 limonë), të ndarë
  • 4 thelpinj hudhra
  • ⅔ gotë tahini (e gjen tek Spar Albania)
  • ¼ lugë çaji kumin
  • ¾ gotë majdanoz të freskët, të grirë
  • ½ gotë degëza të freskëta të koprës, të copëtuara trashë
  • ½ gotë ullinj kalamata, pa bërthamë dhe të prera në feta të holla
  • 2 lugë gjelle plus 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, të ndara
  • 2 lugë çaji lëng limoni
  • Kripë
  • 2 lugë pepita, të thekura
  • 2 lugë fara luledielli pa kripë, të thekura

Udhëzime:

Ziej së bashku thjerrëzat King dhe 1 lugë çaji kripë në një tenxhere të madhe në zjarr të lartë, duke hequr shkumën që del në sipërfaqe. Ulni nxehtësinë në mesatare-të ulët dhe ziejini derisa thjerrëzat të jenë shumë të buta, 25 deri në 30 minuta. Kulloni thjerrëzat dhe lërini mënjanë.

Ndërkohë, hidhni ½ e gotës me lëng limoni, hudhër dhe 2 lugë çaji kripë në procesorin e ushqimit derisa të formohet një pure e trashë. Lëreni të pulsojë për të paktën 10 minuta ose deri në 30 minuta. Shtoni në procesor tahinin bashkë me përzierjen e lëngut të limonit dhe përpunojeni derisa të jetë e mëndafshtë dhe e kombinuar mirë, 45 deri në 60 sekonda. Mblidh të gjithë salcën, duke pastruar edhe anët e tasit dhe shtoni në të kumin dhe thjerrëzat. Kaloni përsëri në procesor derisa përzierja të jetë shumë e e mëndafshtë, rreth 4 minuta. Spërkateni me kripë sipas shijes dhe rregulloni konsistencën me deri në 2 lugë gjelle ujë shtesë.

Hidhni majdanozin, koprën, ullinjtë, 2 lugë vaj dhe 2 lugë çaji lëng limoni së bashku në një tas të vogël. I rregullojmë me kripë për shije. Transferoni humusin në një tas të madh dhe përdorni pjesën e pasme të lugës së madhe për të përhapur humusin, duke e lënë të përqëndruar në qendër. Vendoseni sallatën me barishte në qendër të salcës. Spërkatni pepitat dhe farat e lulediellit sipër gjithashtu edhe me 2 lugë gjelle vaj ulliri të mbetur. Shërbejeni me bukë pite gruri integral ose pite me drithëra të plota. Humusi i mbetur mund të ruhet në frigorifer në një enë hermetike deri në 1 javë.

Vlerat ushqyese:

  • ¼ gotë humus:  169 kalori ;
  • 7 gram proteina ;
  • 13 gram karbohidrate ;
  • 6 gram fibra ;
  • 1 gram sheqer ;
  • 267 miligramë natrium
  • 211 miligramë kalium ;
  • 10 gram yndyrë ( 2 gram yndyrë të ngopur 3 gram yndyrë të pangopur mono 1 gram yndyrë të pangopur 1 gram )