Lulja e kungullit është një nga lulet më delikate dhe që mund të përdoren edhe për gatim. Me një shije që të kujton atë të kungullit të njomë, ajo është e pranishme në tregjet e fshatarëve nga fundi i pranverës deri në fillim të vjeshtës. Me ngjyrat e saj vibrante, lulja e kungullit do të bëjë të dukesh si shef kuzhine me 3 yje Michelin.

Receta më poshtë dhe fotot që sheh janë nga e talentuara @sunnykitchen_

Përbërësit:

  • 6 lule kungulli, të pastruar nga pistili, të lara dhe të thara
  • 250 gjizë
  • lëkurën e grirë imët të një limoni
  • 1 lugë gjelle majdanoz, të prerë hollë
  • 1 lugë gjelle kopër, të prerë hollë
  • 5-6 gjethe nenexhik/mendërz, të prerë hollë
  • kripë e piper
  • 2 vezë
  • vaj luledielli King për skuqje

Udhëzime:

Përzieni në një tas gjizën me erëzat dhe lëkurën e limonit.
Mbushni lulet duke i spërdredhur lehtë.
Rrihni vezët me pak kripë e piper dhe kaloni lulet në pjatë duke i lyer nga të gjitha anët.
Nxehni rreth 1 gisht vaj luledielli King dhe skuqini në nxehtësi mesatare sa të marrin faqe nga të gjitha anët.
Hiqini me kujdes duke i vendosur në një pjatë të shtruar me pecetë që të thithë yndyrën e tepërt. Shijojini me lëng limoni.