Festat shijohen shumë më tepër kur e gjithë familja bëhet bashkë në tryezë. Për këtë, besojmë se të gjithë ndajnë të njëjtin mendim. Shpesh, e qeshura e tyre nxitet nga momente që rikthehen në vëmendje. Ndodh që harmonia krijohet edhe nga ushqime të gatuara mirë. Fatkeqësisht, nga dëshira për të kënaqur çdo pjesëtar, teprohet në sasinë e pjatave dhe kjo gjë çon në shpërdorim. Në ka diçka tjetër për të cilën mund të ndani po të njëjtin mendim, është se të qeshurat e tepërta janë të mirëpritura, por kurrsesi shpenzimet e panevojshme.

Do të ishte fantastike apo jo, të kishit në duar një menu të lehtë, të thjeshtë për Krishtlindje apo mbrëmjen e 31 Dhjetorit…Aq më tepër një shportë produktesh të cilat garantojnë cilësi të lartë dhe shije të pakrahasueshme. Rekomandimi ynë është një dhe i vetëm: marka King me gjithçka që ofron për kuzhinën tuaj.

Sa i takon menusë që mund t’iu ofrojë më tepër kohë për të shijuar atmosferën, e t’iu largojë nga pjatat e derdhura në kosh, kemi përzgjedhur një grusht recetash të thjeshta, që s’premtojnë veçse lojë të këndshme me shqisat.

Menuja që ju sugjerojmë për mbrëmjen e Vitit të Ri është:

  • Sallatë kuinoa
  • Supë me karrota, thjerrëza dhe erëza
  • Këmbë qengji
  • Rizoto me verë të gazuar, limon dhe rozmarinë
  • Kek Krishtlindjesh

Më poshtë ndalemi në secilën recetë, që ju të keni një fundvit thjesht të paharrueshëm.

Sallatë kuinoa

Për sallatë kuinoa, do t’ju duhet:

  • Kuinoa të gatuar
  • Fara të freskëta të shegës (ose boronica të thara)
  • Qepë
  • Majdanoz
  • Bajame (fëstëkë ose arra)
  • Avokado të freskët (opsionale)
  • Lëkurën dhe lëngun e një portokalli
  • Vaj ulliri
  • Uthull verë të kuqe (ose uthull molle)
  • Kripë
  • Piper të zi
  • Kanellë

Përgatitja:

Përgatisni kuinoan Ferra duke e gatuar në një tenxhere me ujë të vluar. Lëreni të ziejë për 15 minuta, sa të thithet e gjithë uji. Trazojeni me një pirun dhe lëreni të ftohet. Ndërkohë, në një tas të madh servirjeje, vendosni kuinoan bashkë me kokrrat e shegës, qepën, majdanozin e bajamet. Më pas, hidhni vajin e ullirit, lëngun e lëkurën e portokallit, uthullën, kripën dhe erëzat e tjera. Përpara se ta shërbeni, hidhni mbi sallatë avokadon e prerë sipas dëshirës.

Për supë me karrota, thjerrëza dhe erëza do t’ju duhet:

Për supë me karrota, thjerrëza dhe erëza do t’ju duhet:

  • 2 lugë fara qimnoni
  • 1 majë luge me piper djegës
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • 600 gr karrota, të lara dhe të grira trashë (nuk ka nevojë të qërohet)
  • 140 gr thjerrëza të kuqe, të ndara
  • 1 l lëng të nxehtë perimesh
  • 125 ml qumësht

Përgatitja:

Ngrohni në një tenxhere të madhe farat e qimnonit me piperin djegës. Ky proces të zgjasë deri në çastin kur të ndjeni aromat e tyre në ajër. Hiqni gjysmën me një lugë, hidhini në një tas të vogël dhe lëreni atë mënjanë.

Shtoni në tenxhere vajin King, karrotat e grira trashë, thjerrëzat po King, lëngun e nxehtë të perimeve, qumështin dhe lërini të vlojnë. Ziejini për 15 minuta, derisa thjerrëzat të jenë fryrë dhe zbutur. Më pas, përzieni supën me një blender derisa të jetë homogjene (ose lëreni të trashë nëse dëshironi).

Këmbë e pjekur qengji

Receta për këmbën e pjekur të qengjit, kërkon përbërës si:

  • Një këmbë qengji (2-2.5 kg), pa kocka
  • 4 thelpinj hudhre
  • 1 lugë gjelle kripë deti të imët
  • 2 lugë rozmarinë të freskët, të copëtuar
  • ½ lugë çaji piper të zi
  • ¼ filxhan verë të kuqe

Përgatitja:

Priteni mishin e qengjit cekët, me majën e një thike të mprehtë. Grini thelpinjtë e hudhrës dhe hidhini ato në një tas së bashku me kripën e detit, rozmarinën e piperin. Më pas, mishin e qengjit vendoseni në një tavë të lyer me pak vaj King dhe lëreni të qendrojë në temperaturën e dhomës për 30 minuta.

Ngroheni furrën në temperaturën 350 ° C dhe piqeni qengjin për 1½ deri në 1¾ orë. Më pas, vendoseni mishin në një dërrasë prerëse dhe lëreni të qëndrojë 15-25 minuta. Tavën e vendosim në zjarr mesatarisht të lartë dhe i hedhim verë, duke e trazuar. I rregullojmë lëngjet e tavës me kripë dhe piper dhe ia hedhim sipër mishit të qengjit. Vetëm pas këtij çasti, mund ta servirni si pjatë.

Rizoto me verë të gazuar, limon dhe rozmarinë

Rizoto me verë të gazuar, limon dhe rozmarinë kërkon përbërës si:

  • 1 l (4 gota) lëng pule ose perimesh
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • 70 gr gjalpë pa kripë, të grirë
  • 1 qepë të bardhë, të grirë hollë
  • 300 gr oriz
  • 1 filxhan (250 ml) verë të bardhë
  • lëkurën e pastruar të 2 limonëve, të grirë hollë, si dhe faqet e limonit për t’u shërbyer
  • ½ filxhan gjethe rozmarine të paketuara lirshëm (nga rreth 2 x 20 cm kërcell), të prera imët, plus gjethe shtesë të zgjedhura për t’u shërbyer
  • 50 gr parmixhan të grirë imët

Përgatitja:

Ngrohni lëngun e pulës ose të perimeve në një tenxhere me zjarr të ulët. Ndërkohë, ngrohni vajin King dhe gjalpin në një tigan të madh e të thellë mbi nxehtësi mesatare. Shtoni qepën dhe gatuajeni, duke e trazuar herë pas here, derisa të zbutet. Shtoni orizin King dhe përzieni për 2 minuta, sa të skuqet lehtë.

Shtoni verën dhe gatuajeni për 3-4 minuta, derisa të përthithet. Përzieni lëkurën e limonit dhe rozmarinën e grirë imët, më pas shtoni 1 filxhan me ujë, duke e kaurdisur vazhdimisht, derisa të përthithet plotësisht (kjo duhet të zgjasë jo më pak se 20 minuta). Përzieni parmixhanin me gjalpin e mbetur.

Rizoto serviret në pjata me gjethe rozmarine, parmixhanin e mbetur e të grirë hollë, sikurse me faqet e limonit.

Rizoto me verë të gazuar, limon dhe rozmarinë