Rreze, gjallëri dhe çfarë tjetër ju sjell pranvera? Kohën e duhur për një piknik me Ferra! Para se të organizoni një të tillë, duhet të merrni parasysh këshillat e mëposhtme, pasi përgatitja është çelësi për t’ia lënë vendin argëtimit. 

Shijoni siç duhet me King

Produktet King duhet të jenë pjesë e pandarë e gatimeve të një pikniku perfekt. Me produkte si sheqeri, orizi, vaji etj, ju mund të ndërtoni receta të thjeshta dhe pse jo, të krijoni lojën e “luftës” me një paketim mielli King. Pikniku është një mënyrë për t’u lidhur me mjedisin, ndaj ushqimet e gatshme dhe jo të shëndetshme nuk na ndihmojnë të marrim energjinë e duhur nga natyra. Përveç frutave të prera lezetshëm, në shportën tuaj nuk duhet të mungojnë gatimet, pasi lojërat në natyrë do t’u bëjnë të ndjeni uri pa e kuptuar. Tri receta të thjeshta që i sugjerojmë me patjetër janë:

Pancakes me miell & sheqer Ferra

Zgjidhja klasike ideale! Të pëlqyera nga të rriturit dhe fëmijët, për pancakes ju duhen:

Pica të vogla me miell King

Sanduiçët nuk janë mjaft të veçantë, kështu që zgjidhni produktet Ferra për një shije dhe eksperiencë unike prej picash të vogla!

  • përbërësit e brumit: maja, sheqer King, kripë, vaj ulliri, miell King dhe erëza të thata.
  • salcë
  • djath mozzarella me shumicë
  • sallam i gatuar, proshutë, domate të prera, kërpudha të prera, ullinj, speca të prerë

Patatina të shëndetshme me vaj King

Për këdo që ka nisur të bjerë në dashuri me dietën e shëndetshme: Të shijshme, estetike në rrjetet sociale dhe krokante, patatinat e bëra në shtëpi duhet të jenë pjesë e piknikut tuaj.

Siç e shihni, me Ferra & Co mund të jeni lehtësisht të guximshëm dhe kreativë! Gjithashtu vlerësoni nëse ju duhet një termus dhe merrni një sasi të bollshme pijesh.

Zgjidhni vendin perfekt dhe paketoni siç duhet

Hija e një peme me një hapësirë të konsiderueshme është gjithmonë një zgjedhje ideale. Është gjithashtu e nevojshme një sipërfaqe e sheshtë për të vendosur ushqimet e gatuara. Përsa i përket paketimit, përdorimi i shportës mund të mos jetë edhe aq efektiv. Në vend të saj zgjidhni një çantë të cilën mund ta transportoni lehtësisht dhe sigurohuni t’i ndani ushqimet apo sendet tuaja personale në paketime më të vogla kompakte. Për gatimet këshillohet përdorimi i kavanozëve të qelqit. 

Sendet që ju duhen patjetër me vete

  • Për lojëra: Top, fleta vizatimi dhe ngjyra, një palë letra, kuti shahu, aparat fotografik
  • Për pastrim: Peceta dhe peshqirë, qese mbeturinash
  • Për kujdesin ndaj vetes: Krem kundër diellit, spraj mbrojtës nga insektet, dezinfektues, kapelë
  • Për rehatinë e të gjithëve: Jastëkë, shtrojë, tendë, servise dhe pjata të thella, tabaka, qese termike

Gjeni ditën tuaj me diell këtë pranverë, vendosni të dilni dhe krijoni kujtime të reja! Më shumë vitaminë D, do të thotë më shumë Ferra!

Ah, dhe mbi të gjitha kaloni sa më bukur!