Pse sa herë që bën blerjet e tua, ndalesh para disa llojeve të orizit King nga Ferra? Nëse je një kuzhinier i ri apo të kanë kërkuar të bësh pazarin për të gatuar një rizoto, por nuk di nga t’ia nisësh, jemi këtu për ty! Për të arritur më të mirën e shijes së çdo recete, Ferra&Co ofron produkte me vlera unike. Shumëllojshmëria vijon edhe brenda të njëjtit lloj të produktit, pasi sjellim për ty një larmi zgjedhjesh dhe mundësish që plotësojnë tryezën.

Këto janë llojet e orizit, që Ferra&Co ofron, dhe dallimet mes tyre:

King Pilaf

Nisur edhe nga emri, King Pilaf është lloji i duhur i orizit për të gatuar recetën tradicionale të pilafit. Kokrrat e gjata të bardha përmbajnë një lloj niseshteje që i bën të qëndrojnë të ndara teksa gatuhen. King Pilaf skuqet lehtë në vaj ose gjalpë dhe lihet të ziejë me ¾ e filxhanit të ujit për çdo filxhan orizi, duke përhapur një aromë fantastike.

Për kokrra të plota, të shkrifëta, plot shije, zgjidh King Pilaf!

Koha e gatimit: 15 – 18 minuta.

Raporti oriz-ujë: 1 kupë me 2 kupa.

King Carnaroli

King Carnaroli përdoret kryesisht për gatimin e rizotos dhe e ka marrë emrin nga qyteti i Carnaros në Itali, ku edhe prodhohet. Kokrrat e këtij orizi janë të mëdha,  me përmbajtje më të lartë niseshteje, çka i jep rizotos teksturën kremoze. Ky oriz përthith lëngjet duke krijuar një masë të butë, kremoze, me kokrra të plota që nuk shkrihen lehtësisht gjatë gatimit.

Orizi Carnaroli njihet në kuzhinën italiane si lloji më i mirë i orizit për rizoto. Zgjidhe si të preferuarin tënd për të provuar recetat më të veçanta!

Koha e gatimit: 16 – 18 minuta.

Raporti oriz-ujë: 1 kupë me 2 kupa ose 2 e gjysmë.

Loto Rice dhe King Loto

Orizi Loto është një varietet me kokrra të shkurtra të orizit Italian, nga rajoni i Emilia-Romagna – një zgjedhje tradicionale, por më pak e njohur se të tjerat për rizoton, me kokrra kremoze, përthithëse dhe ovale që ruajnë formën e tyre gjatë gatimit.

Garanton cilësi maksimale për shije të fortë dhe përmbajtje të butë! Ky lloj i orizit përthith lëngjet në mënyrë perfekte, nuk përmban gluten dhe është i përshtatshëm për çdo gatim tradicional, nga rizotoja, supa e deri te sultjashi (ëmbëlsirë e bërë me oriz dhe qumësht).

Koha e gatimit: nën 20 minuta, në varësi të recetës.

Raporti oriz-ujë: 1 kupë me 2 kupa.

King Arborio

Kultivuar në rajonin e Piemont-it në Itali, orizi Arborio njihet për përdorimin e tij të shpeshtë në gatimin e rizotos, por në ndryshim nga Carnaroli, kokrrat e orizit janë pak më të gjata.  

Çfarë e dallon orizin Arborio nga llojet e tjera është përqendrimi i lartë i amidonit, i cili bën që orizi të shkrihet gradualisht, duke krijuar një masë kremoze, me kokrra të mëdha, të rrumbullakëta dhe të plota, që ruajnë formën gjatë gatimit.

Përdoret gjithashtu për gatime tradicionale të ëmbëlsirave, siç është sultjashi.

Koha e gatimit: 18 – 20 minuta.

Raporti oriz-ujë: 1 kupë me 2 kupa ose 2 e gjysmë.

King Sant’ Andrea

Orizi Sant’ Andrea vjen nga zona e Vercelli-t, e njohur për prodhimin e orizit të cilësisë së lartë në Itali. Kategorizohet si oriz medium, pasi kokrrat e tij kanë një madhësi mesatare, të plota dhe të rrumbullakëta duke e bërë të përshtatshëm për pjatat tradicionale dhe për gourmet. Amidoni i pranishëm përthith lëngjet dhe krijon një masë kremoze të gatuar. Çfarë e bën të veçantë Sant’ Andrea-n, është rezistenca e kokrrave edhe pas një gatimi të tejzgjatur.

Koha e gatimit: 15 – 18 minuta.

Raporti oriz-ujë: 1 kupë me 1 e gjysmë ose 2 kupa.

King Basmati

King Basmati dallohet për shijen, aromën dhe përbërjen e tij karakteristike. Fjala “Basmati” vjen nga fjalët hindi/urdu “bas” (aromë) dhe “mati” (bërthamë), që nënkupton “bërthamë e aromës”, pra King Basmati garanton një kombinim unik që shpesh përshkruhet si aromë arre, e ëmbël dhe pikante.

Kur gatuhen si duhet, kokrrat e orizit mbeten të gjata dhe të ndara nga njëra-tjetra. Preferohet për gatimin e pjatave të shpejta, pasi përgatitet më shpejt se disa lloje të tjera të orizit. Orizi Basmati vjen nga rajoni i Indisë dhe Pakistanit dhe është pjesë e rëndësishme e kuzhinës vendase. Përdoret për të gatuar pjata të ndryshme si pilafi apo biryani (tavë me pilaf, mish dhe perime).

Koha e gatimit: 15 – 20 minuta, në varësi të recetës.

Raporti oriz-ujë: 1 kupë me 1 e gjysmë ose 2 kupa.

King Parboiled

Parboiled është një lloj orizi i trajtuar para paketimit me një proces të quajtur “parboiling”, i cili përfshin vendosjen e orizit në ujë të nxehtë apo avull për një kohë të caktuar, pas të cilës orizi thahet dhe paketohet. Parboiling përmirëson rezistencën ndaj nxehtësisë, duke ngadalësuar shkrirjen e orizit gjatë gatimit dhe duke siguruar që kokrrat të mbeten të plota dhe të ruajnë formën. Rrit gjithashtu vlerat ushqyese duke shumëfishuar vitaminat dhe mineralet e pranishme, pa ndryshuar shijen e fortë bazë të orizit.

Ky lloj është i ngjashëm me orizin basmati, pasi është një version më i forcuar i tij, më pak ngjitës dhe më i shëndetshëm. Është perfekt për receta tradicionale aziatike, por jo vetëm.

Koha e gatimit: 20 – 25 minuta.

Raporti oriz-ujë: 1 kupë me 2 kupa.

Të përbashkëtat:

Të shëndetshme, të shijshme, kultivuar dhe paketuar me dashurinë më të madhe për ushqimin! Çdo recetë ka sekretet e saj dhe përdorimi i përbërësve të duhur është një ndër to. Zgjidh llojin e duhur të orizit King nga Ferra&Co, nisur nga receta që do të rikrijosh dhe do të kesh në tryezë pjatën perfekte në pamje dhe shije!

Lehtësia më e madhe që ju mundëson Ferra & Co është mbushja e shportës së familjes, falë larmisë së produkteve në treg! Sjellim për ju llojet më të mira të orizit me origjinë nga Azia e Italia, pasta, miell dhe sheqer King, thjerrëza dhe vaj luledielli, të cilat e kanë vërtetuar cilësinë e tyre duke qenë pjesë e pandarë e kuzhinës shqiptare.

Shumëllojshmëri për shumë shije!