Paella spanjolle është një pjatë tradicionale spanjolle që përmban oriz kokerrshkurter, shafran, suxhuk, pulë dhe fruta deti. E njohur në mbarë botën dhe e gatuar masivisht, Paella është një vakt i shijshëm dhe ushqyes. Kjo recetë e thjeshtë është plot shije dhe teksturë. 

Shërben 8 racione 

Koha e përgatitjes 30 min

Koha e gatimit 1 orë 

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle piper i kuq
  • 2 lugë çaji rigon të thatë
  • kripë dhe piper të zi për shije
  • 900 g gjoks pule pa lëkurë, pa kocka, të prera në copa 2 cm
  • 2 lugë vaj ulliri, të ndara
  • 3 thelpinj hudhre, të shtypura
  • 1 lugë çaji spec të kuq të grimcuar
  • 320 gr oriz KING kokërrshkurtër (i Rrumbullakët) i pa gatuar
  • 1 majë luge shafran
  • 1 gjethe dafine
  • ½ tufë majdanoz i grirë
  • 1 litër lëng pule
  • 2 limonë të grirë me lëkurë
  • 2 luge vaj ulliri
  • 1 qepë spanjolle, e grirë
  • 1 spec i madh i kuq, i prerë
  • 450 g sallam chorizo ose suxhuk, i zhveshur nga lëkura dhe i copëtuar
  • 450 gr karkaleca, të qëruara
  • 2 luge vaj ulliri

Hapi 1

Në një tas mesatar, përziej së bashku 2 lugë vaj ulliri, piperin e kuq, rigonin dhe kripë e piper. Përziej në të copat e pulës, mbuloje dhe vendose në frigorifer.

Hapi 2

Ngroh 2 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan të madh ose tigan për paeja mbi nxehtësi mesatare. Shto hudhrat, grimcat e piperit të kuq dhe orizin. Gatuaji, duke i trazuar, rreth 3 minuta. Hidh në oriz fijet e shafranit, gjethet e dafinës, majdanozin, lëngun e pulës dhe lëkurën e limonit. Lëre të vlojë, mbuloje dhe ul nxehtësinë në mesatare të ulët. Ziej për 20 minuta.

Hapi 3

Ndërkohë që orizi zien, ngroh 2 lugë gjelle vaj ulliri në një tigan të veçantë në zjarr mesatar. Kaurdis pulën e marinuar dhe qepën; gatuaj 5 minuta. Shto në të tulin e specit të kuq dhe sallamit; gatuaj 5 minuta. Shto në të karkaleca; gatuajini, duke i kthyer karkalecat, derisa të dyja anët të jenë rozë.

Hapi 4

Në një tepsi shtro orizin dhe mbi të shto masën e gatuar të mishit dhe frutave të detit. Piq ne furrë derisa orizi të ketë krijuar kore nga poshtë. Shërbeje të nxehtë!