Sipas nesh, cdo dite duhet te kremtohet si dita e picave, pasi ato sjellin kaq shumë lumturi kur i hamë. Ne e gatuam picën tonë në stilin Nju Jorkez dhe po ndajme me ty receten:

Përbërësit:

Për brumin:

500 ml ujë i vakët
12 g sheqer King
30 ml vaj ulliri
18 g kripë
600 g miell King
9 g maja buke

Për salcën:

domate italiane të konservës
rigon
vaj ulliri
kripë

Djathë mozarela për picë
djathë parmixhiano

Mund të shtosh kërpudha të freskëta sipas dëshirës.

Udhezime:

Përgatit brumin dhe lëre të vijë për të paktën 2 orë. Shiko ketu.

Parangroh furren ne temperaturë maksimale për të paktën 1 orë.
Përgatit salcën duke kaluar në proçesor kuzhine domatet, rigonin, vajin e ullirit dhe kripën.

Kur je gati të përgatitësh picën, ndiz furrën në maksimum për tu parangrohur.
Në tavën ku do pjekësh picen hidh miell misri për të mos ngjitur.

Brumin e ardhur ndaje në 4 pjesë dhe hap petët e picave. Shto në to salcën e domates dhe përbërësit e tjerë sipas dëshirës.

Piq për 10 min dhe shijoje!!!