Maqluba është një pjatë e bërë zakonisht në vende të ndryshme arabe si Iraku, Palestina, Jordania dhe Siria. Çdo familje ndoshta ka mënyrën e vet të përgatitjes së kësaj pjate të famshme. Por një gjë mbetet e vërtetë mes të gjitha versioneve: maqluba është një pjatë me shtresa që përdor oriz, perime dhe mish.
Ideja që qëndron pas shtresimit të perimeve dhe mishit nën oriz dhe më pas gatimi i gjithçkaje së bashku i cili lejon që të gjitha shijet të nderthuren bukur me njëra-tjetrën. Gatuhet në zjarr të ulët dhe të ngadalshëm për t’i dhënë kohë që shijet të zhvillohen dhe gjithashtu për të parandaluar djegien e perimeve, pasi ato ndodhen nën oriz.

Për mishin dhe lëngun:

600 g – 900 g copa qengji ose viçi përafërsisht
2 lugë vaj luledielli King
2 shkopinj kanelle
4 bishta kardamom jeshil
3 gjethe dafine
piper i zi kokerr, opsionale, por rekomandohet
karafil të plotë opsionale, por të rekomanduara
½ lugë çaji shafran i Indisë
4 lugë pastë domate
3,5 lugë çaji kripë
1,5 lugë çaji piper i zi
3 gota ujë

Për patëllxhanin:
2 patëllxhanë afërsisht 700 gr
½ lugë çaji kripë
4 lugë vaj luledielli King

Për patatet:
2 patate të mëdha ose 4 të vogla sipas preferencës
¼ lugë çaji kripë
1 lugë vaj luledielli King

Për qepët dhe specat:
1 qepë e madhe
1 spec i madh zile i kuq ose portokalli, jo jeshil
¼ lugë çaji kripë
2 lugë vaj luledielli King

Për orizin:

2,5 gota oriz King basmati
5,5 gota kombinim i lëngut të mishit dhe ujit shtesë

Për garniturën (opsionale):
½ filxhan bajame ose arra pishe të grira
½ filxhan majdanoz i grirë

Udhëzime

Filloni duke e ngrohur paraprakisht furrën në 180*C

  1. Lani patëllxhanin, qëroni me shirita dhe pritini në feta të trasha, rreth 1 cm të trasha. Përsërit të njëjtin proces për patatet.
    Vendosni patëllxhanin dhe pataten në një tepsi të shtruar me letër kuzhine. Spërkasni me erezat dhe vajin e lulediellit King. Piq për 30 minuta.

2. Lani mishin dhe skuqeni në zjarr mesatar të lartë duke përdorur 2 lugë gjelle vaj luledielli King. Shtoni 3 gota ujë dhe të gjitha erëzat dhe ziejini me presion për 10 minuta. Nëse nuk jeni duke përdorur tenxhere me presion, ziejini mbi sobë të mbuluar në zjarr mesatar për 40-60 minuta derisa mishi të zbutet.

3. Prisni qepën dhe specin në feta. Gatuani me vaj luledielli King në një tigan në zjarr mesatar për 7 minuta derisa të zbuten dhe leri menjane.

4. Pasi mishi të jetë zier, hiqeni dhe lëreni mënjanë. Kullojeni lëngun nga të gjitha erëzat.

5. Tek lëngu i nxehtë (në një tas ose tenxhere), shtoni shafranin e Indisë, kripën, piperin e zi dhe pastën e domates. Përziejini mirë që të kombinohen dhe shtoni ujë shtesë për të arritur 5,5 gota të kërkuara.

7. Për të shtruar makluben, filloni duke shtuar 2 lugë vaj luledielli King në fund të tenxheres, më pas shtroni fetat e domateve, më pas patëllxhanin, patatet, mishin, qepët dhe specat, pastaj orizin.
8. Niveloje orizin duke ushtruar force, më pas shto persipër lëngun. Duke përdorur një lugë druri niveloje perseri për tu siguruar që lengu të mbulojë plotësisht orizin.

9. Vendoseni tenxheren në nxehtësi mesatare të lartë dhe lëreni të fillojë të flluskojë. Ky proces duhet të zgjasë rreth 5 minuta. Pasi të ketë marrë vale, mbulojeni dhe ulni nxehtësinë në minimum. Sigurohuni që tenxherja të jetë e mbuluar mirë duke shtuar edhe një peshqir sipër, veçanërisht nëse tenxherja juaj ka ndonjë vrimë. Gatuani për 50 minuta.

10. Pas 50 minutash, fikeni nxehtësinë dhe lëreni maqluba të pushojë për 5-10 minuta.

11. Kur të jetë gati për t’u shërbyer, gjeni një tepsi të madhe me buzë të ngritura dhe vendoseni sipër tenxheres. Përdorni të dyja duart dhe vendosini në secilën dorezë duke e mbajtur tabakanë poshtë. Me një lëvizje të shpejtë, kthejeni tenxheren (kini dikë pranë për t’ju ndihmuar nëse keni nevojë). Lëreni tenxheren të rrokullisur mbi tabaka për disa minuta dhe lëreni gravitetin të rrezoje ngadalë maqluban. Ngrini tenxheren shumë ngadalë për ta mbajtur atë të paprekur. Shërbejeni me kos dhe shijojeni!